Zjarr në Prishtinë, dy femra të lënduara Foto: Ilustrim

Zjarr në Prishtinë, dy femra të lënduara

29 nëntor 2017 19:07

Është kapluar nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar dy femra.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila thotë se kjo ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Po, në ora 17:00 kemi pranuar një informatë për një zjarr në një ndërtesë në rrugën Bill Clinton, me ç’rast janë lënduar dy femra dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo më tutja ka shtuar se Policia po merret me rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme