Policia në Gjilan gjen të dyshuarin për djegien e plantacionit të dredhëzave Foto: Reuters / ilustrim

Policia në Gjilan gjen të dyshuarin për djegien e plantacionit të dredhëzave

29 nëntor 2017 11:44

Më 01 tetor 2017, ankuesi (Shqiptar shtetas i Kosovës) kishte raportuar se në rrethana të panjohura, nga persona të panjohur ju është vënë zjarri (djegur) plantacioni “Dredhëza-K” me një sipërfaqe prej rreth (2) dy hektarëve, ku dëmi i shkaktuar sipas ankuesit ishte i konsiderueshëm.

Lidhur me rastin, Njësiti i hetimeve ka intervistuar disa dëshmitarë lidhur me shkaktarin e zjarrit në fshatin Përlepnicë.

Pas hetimeve përmes rrugëve operative dhe provave të tjera, është arritur deri tek dyshimi se si shkaktar i zjarrit ka qenë faktori njeri.

Pasi është identifikuar i dyshuari i mundshëm (shqiptar shtetas i Kosovës), i njëjti është ftuar në intervistë më 28 nëntor 2017, ku është ballafaquar me provat dhe dyshimet se në ditën kritike ka ndezur zjarrin në arën e tij dhe dyshohet që pastaj zjarri i ka dal nga kontrolli dhe si pasojë është dëmtuar (djegur) plantacioni i mbjellë me fidanë dredhëze pronë e ankuesit të rastit.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vlen të ceket se pas hetimeve të zhvilluara me urdhër të Prokurorit rasti riklasifikohet nga “Zjarrvënie” në “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme