Vdes një ndërtimtar shtetas i Kosovës në Mal të Zi, një tjetër lëndohet rëndë Foto: Vijesti

Vdes një ndërtimtar shtetas i Kosovës në Mal të Zi, një tjetër lëndohet rëndë

29 nëntor 2017 11:22

Një punëtor ndërtimi ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar rëndë dje rreth orës 14.30 si pasojë e shembjes së një ndërtesë në Beçiq në Mal të Zi.

I ndjeri dhe i lënduari, që të dy janë shtetas të Kosovës, ndërsa po gërmonin për ndërtimin e një ndërtese banimi, është shembur dheu, transmeton Koha.net.

Punëtorët tjerë ia dolën që të shpëtonin njërin, ndërsa tjetri u mbulua nga dheu, shkruan “Vijesti”.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia, pjesëtarë të Kërkim-Shpëtimit dhe Ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar të plagosurin në spital.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme