Vdes gruaja pasi lëndohet nga zjarri derisa po digjte mbeturinat Foto: Reuters / ilustrim

Vdes gruaja pasi lëndohet nga zjarri derisa po digjte mbeturinat

29 nëntor 2017 11:07

Në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës, dje në orën 18:10, është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

“Derisa viktima femër K/Shqiptare së bashku me bashkëshortin e saj K/Shqiptar kanë qenë duke i djegur disa mbeturina dhe bari të thatë e njëjta është lënduar nga zjarri. Viktima derisa është sjellë në spitalin e Pejës kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme