Arrestohen të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Arrestohen të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Prishtinë

29 nëntor 2017 11:04

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pasi kanë thyer lokalin e viktimës femër K/Shqiptare, aty kanë vjedhur sende të ndryshme tekstili.

“Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar sendet që dyshohet se i kanë vjedhur në lokalin e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme