Kronikë

Digjet shtëpia e pabanuar në Korçë, policia gjen një kufomë të djegur brenda

Një shtëpi e pabanuar është djegur gjatë natës në fshatin Lekas të Korçës, ku pas këqyrjes së policisë është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e paidentifikuar.

Sipas informacionit paraprak, ndërtesa është djegur gjatë natës, dhe gjatë kontrollit të ambienteve të djegura, pas shuarjes së flakëve, është gjetur kufoma, raporton KP.

Policia po punon për identitetin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.