Shkatërrohet banda e drogës në Itali, të arrestuar edhe disa shqiptarë

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, të arrestuar edhe disa shqiptarë

28 nëntor 2017 12:03

Policia italiane gjatë një aksioni në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Ravenna ka ekzekutuar 11 urdhër-arreste, për trafik dhe shpërndarje droge.

Gjatë këtij aksioni ku u shkatërrua banda e shpërndarësve të drogës, e përbërë nga shqiptarë dhe italianë, morën pjesë rreth 60 agjentë policie të anti-drogës italiane.

Në gjysmën e dytë të vitit 2016 ishin denoncuar 15 persona në lidhje me këtë aktivitet kriminal dhe 6 prej tyre u arrestuan në flagrancë, ku u gjetën dhe sekuestruan 10 kg marijuanë, mbi 23 kg hashash dhe rreth 1.1 kg kokainë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme