Aksident tragjik në Tiranë si pasojë e mos-respektimit të sinjalistikës rrugore nga këmbësori Foto: Ilustrim

Aksident tragjik në Tiranë si pasojë e mos-respektimit të sinjalistikës rrugore nga këmbësori

27 nëntor 2017 18:13

Mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe lëvizjet abuzive të këmbësorëve nëpër kryqëzime duke mos respektuar semaforin po kthehen gjithmonë e më shumë në një rrezik të shtuar dhe potencial për viktima dhe të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga makinat apo m motoçikletat.

Në këtë video janë pamjet e një aksidenti tragjik të ndodhur në mes të kryeqytetit tek zona e “9 katsheve” ku kalimi me semafor të kuq për këmbësorët i ka kushtuar jetën një 71 vjeçari.

Ka qene ora 09 e 02 minuta shumë qytetarë po prisnin në semafor për t'u hapur jeshilja 71 vjeçari L.Ç ka guxuar shumë me dorën e majtë në xhep dhe me tjetrën mbante disa letra me vrap ai ka hyrë mes përmes rrugës për të kaluar në anën tjetër, raporton “sosnews”.

Por pa mbërritur në fund të rrugës është goditur nga një makinë tip “Toyota Yaris” që drejtohej nga një 38 vjeçar.

71 vjeçari ka humbur jetën pak minuta më vonë. Policia shprehet se pas ekspertizës se faji i aksidentit ishte tërësisht i 71 vjeçarit i cili nuk ka respektuar sinjalsitikën e semaforit që e ndalonte në atë moment të kalonte rrugën.

Vazhdimisht policia ka shprehur shqetësimin se këmbësorët me mos respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor veçanërisht në zonat urbane por duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe ato ndërurbane janë një burim potencial aksidentesh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme