Eskorta e Ramës aksidenton 3 persona në Korçë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë nisen drejt Turqisë

Eskorta e Ramës aksidenton 3 persona në Korçë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë nisen drejt Turqisë

27 nëntor 2017 17:50

Tre personat që mbetën të plagosur në aksidentin ku u përfshinë dy makina të eskortës së Kryeministrit në Korçë, drejt tyre janë nisur 2 helikopterë.

Por Top Channel mëson se dy prej tyre do t’i nisin për në Turqi, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.

Dy automjete u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.

Në pamjet duket se përveç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi ” në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Golf.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme