Tre shtetas të Shqipërisë të arrestuar në Gjakovë Foto: Koha / ilustrim

Tre shtetas të Shqipërisë të arrestuar në Gjakovë

27 nëntor 2017 12:28

Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Nëna Terezë”, Gjakovë dje, rreth orës 13:25. Janë arrestuar tre të dyshuar shqiptarë shtetas të Shqipërisë.

Ata janë arrestuar në afërsi të një qendre tregtare pasi janë takuar duke shitur qafore (imitim i arit) që dyshohet se janë të vjedhur, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme