Kapen dy hajna në Vushtrri Foto: Ilustrim

Kapen dy hajna në Vushtrri

27 nëntor 2017 12:26

Ankuesi K/Shqiptar ka informuar policinë se i është thyer shtëpia e tij, ku janë vjedhur një motoçikletë dhe disa gjëra tjera më vlerë, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, ku kanë identifikuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë arrestuar, transmeton Koha.net.

Hetuesit policorë kanë arritur t’i zbulojnë edhe tri vepra penale që të dyshuarit i kanë kryer brenda një kohe të shkurtër, ku gjësendet e vjedhura i janë kthyer viktimës.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatit dhe me vendim të prokurorit të shtetit njëri prej të arrestuarve lirohet ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme