Arrestim për armëmbajtje pa leje Foto: Koha / ilustrim

Arrestim për armëmbajtje pa leje

27 nëntor 2017 10:55

Gjatë një plani operativ, hetues policorë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë te dyshuarin M. K. dhe te sekuestrojnë një armë të zjarrit pushkë automatike AK 47 dhe një karikator, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pushkë automatike.

Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar arma. Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet ne procedurë te rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme