Prishtinë, kapet dhe lirohet i mituri për vjedhjen e 38 mijë eurove - një pjesë ia kthen viktimës Foto: Koha / ilustrim

Prishtinë, kapet dhe lirohet i mituri për vjedhjen e 38 mijë eurove - një pjesë ia kthen viktimës

26 nëntor 2017 09:54

Në rrugën “Nexhmedin Llumnica” në Prishtinë, më 05 tetor të këtij viti, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, në datën e lartcekur, viktima mashkull K/Shqiptar kishte raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur i ka vjedhur viktimës 38.000 €.

Ndërkaq, sipas raportit të sotëm të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit 11.000 € ia ka kthyer viktimës, ndërsa gjatë bastisjes i janë gjetur edhe 6.300 €, të cilat i janë kthyer viktimës, raporton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme