Kronikë

Ndalohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari për vrasjen në Prishitnë

Një vrasje ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Fehmi Agani”, për të cilën kishte raportuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, një i dyshuar (mashkull K/Shqiptar), për motive të panjohura, nga një veturë në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur rrugës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Si pasojë, viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, i cili ka ndërruar jetë në emergjencë, ndërsa lëndime ka pësuar edhe viktima femër K/Shqiptare, e cila është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhej në njoftim e Policisë.

Ndërkaq, sot, Policia e Kosovës ka bërë me dije se në lidhje me këtë rast, është ndaluar një i dyshuar.

“Lidhur me rastin, më 25.11.2017 është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”; ka bërë të ditur Policia.