Kurti e Kadaj në arrest shtëpiak, Haxhiu lihet e lirë Foto: Koha

Kurti e Kadaj në arrest shtëpiak, Haxhiu lihet e lirë

25 nëntor 2017 16:52

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi e Albulena Haxhiu janë liruar nga masa e paraburgimit.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

Sipas tij, deputetëve Kurti e Kadaj Bujupi, u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, derisa gjykata nuk ka caktuar ndonjë masë sigurie ndaj deputetes Albulena Haxhiu.

Ata u arrestuan të premten deri sa ishin duke shkuar në Kuvendin e Kosovës, pas urdhër arrestit të lëshuar shkaku i mungesës në seancën gjyqësore, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme