Policia shuan bandën e hajnave shqiptarë në Milano

Policia shuan bandën e hajnave shqiptarë në Milano

25 nëntor 2017 12:14

Një bandë prej 11 shqiptarësh që kryenin vjedhje në Milano është shkatërruar nga policia.

Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinierët kanë arrestuar 10 prej tyre, ndërsa njëri është në arrest shtëpie.

Ata hynin nga ballkonet e shtëpive, këpusnin kangjellat dhe vidhnin lirisht. Pasi u gjetën edhe tre automjete ku shqiptarët fshinin sendet e vjedhura nisën dhe hetimet për të gjithë grupin, transmeton tch.

Falë telekamerave të disa shtëpive u arrit të identifikoheshin.

Krahas shtëpive, vidhnin edhe dyqane, bëjnë të ditur mediat italiane.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme