Kërkohej nga Greqia, arrestohet në pikën kufitare në Han të Elezit Foto: Ilustrim

Kërkohej nga Greqia, arrestohet në pikën kufitare në Han të Elezit

25 nëntor 2017 11:41

Policia e Kosovës në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar në pikën kufitare në Han të Elezit të premten rreth orës 19:30, ka arrestuar të dyshuarin A.M, shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet për marrje me narkotik.

I arrestuari A.M, i cili po kalonte në pikën kufitare në Han të Elezit, është i kërkuar nga Greqia, pasi që dyshohet për marrje me narkotik dhe është i dënuar me rreth 10 vite burg, transmeton Kosovapress.

Sipas burimeve i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për vazhdim të procedurave të më tejme ligjore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme