I sëmuri psikik tenton të dhunojë të miturën, lirohet

I sëmuri psikik tenton të dhunojë të miturën, lirohet

25 nëntor 2017 10:46

Një person, për të cilin Policia e Kosovës thotë të jetë me të meta mendore, ka tentuar dhunimin e një 17 vjeçareje.

Policia e ka arrestuar këtë burrë, dhe pas trajtimit në Spitalin Psikiatrik në Prishtinë, ai është lënë i lirë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 më 24 nëntor, në rajonin e Ferizajt, por Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar person me të meta mentale ka tentuar ta dhunoi viktimën e mitur 17 vjeçare femër K/Shqiptare . I dyshuari është dërguar ne trajtim psikiatrik ne Spitalin e Prishtinës më pas i njëjti është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme