Gjuan me pushkë gjuetie në drejtim të një burri, lirohet me procedurë të rregullt Foto ilustrim

Gjuan me pushkë gjuetie në drejtim të një burri, lirohet me procedurë të rregullt

25 nëntor 2017 10:28

Në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicë, më 24 nëntor rreth orës 14:40, i dyshuari mashkull shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shqiptar.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka dorëzuar armë e llojit Pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur me leje përkatëse.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme