Sulmohet nga hajduti në shtëpinë e saj

Sulmohet nga hajduti në shtëpinë e saj

25 nëntor 2017 10:09

Në Gllogoc, një gruaje i është dashur ndihma mjekësore, pasi është sulmuar nga një burrë në shtëpinë e saj.

Policia e Kosovës njofton se ajo “ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që ishte rrahur me një mjet të fortë nga një person i panjohur i cili ishte futur me forcë në shtëpinë e saj”.

Ngjarja kishte ndodhur me 23 nëntor. Një ditë pas, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin.

“Më 24.11.2017 njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme