Kronikë

E sulmonte dhe i kërkonte haraç të miturit, arrestohet

Në Podujevë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person që e sulmonte fizikisht dhe i kërkonte haraç një të miturit,

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevw. Rasti ishte raportuar që më 21.11.2017. E tri ditë më vonë, më 24.11.2017 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shqiptar i cili fillimisht kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull shqiptar, me pas nga viktima kishte kërkuar para në formë të haraçit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.