Policia jep detaje të vrasjes së gruas nga bashkëshorti në Pejë Foto: Ilustrim

Policia jep detaje të vrasjes së gruas nga bashkëshorti në Pejë

24 nëntor 2017 14:47

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë.

PK-ja ka njoftuar se i dyshuari I.B. kishte sulmuar me sëpatë bashkëshorten e tij S.B. duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

I dyshuari, përkundër përpjekjeve të disa dëshmitarëve të cilët kanë tentuar të parandalojnë të atë, ka sulmuar me sëpatë edhe viktimën e dytë femër, shtetasen A.B. (1990) e cila kishte pësuar lëndime në kokë dhe në dorë, por sipas raportit mjekësor, e njëjta kishte gjendje stabile, ndërsa viktima e parë (S.B.) për shkak të gjendjes së rëndë në atë kohë ishte dërguar me autoambulancë për në QKUK.

“Policia e Kosovës, në kohën e kryerjes së kësaj vepre menjëherë ka arritur të arrestojë të dyshuarin dhe nga shtëpia e të njëjtit është konfiskuar sëpata me të cilën i dyshuari kishte kryer vepren penale të cekur më lartë. Po ashtu është sekustruar edhe një armë gjysmëautomatike cal.7.62x39”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Ky i dyshuar, me rastin e gjetjes së armës, ka kryer edhe veprën tjetër penale të cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontrollë të paautorizuar të armës”.

Më datë 23 nëntor rreth orës 18:30, viktima S.B. e cila ishte në trajtim intensiv mjekësor në spitalin e QKUK-ës ka ndërruar jetë .

Hetuesit rajonal DRP Pejë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme