Policia pengon një vjedhje në Kamenicë

Policia pengon një vjedhje në Kamenicë

23 nëntor 2017 15:12

Policia në Kamenicë në orët e hershme të së enjtes ka penguar një vjedhje të rëndë në këtë qytet.

“Njësitet reaguese nga stacioni policor i Kamenicës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshimti i mituri, i lindur në vitin 2000”, thuhet në njoftimin e Policisë

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit për punë sociale. Janë gjetë fakte të qëndrueshme se ai është i involvuar në rastin e cilësuar nga prokurori i shtetit ‘Vjedhje e rëndë’. Sendet e vjedhura që janë gjetë te i dyshimti si: telefona mobil dhe gjësende tjera i janë kthyer pronarëve legjitim”, thuhet më tej.

Me vendim të Prokurorit rasti procedohet në Prokurori në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme