Sulmojnë policët gjatë bastisjes në Karaqevë të Kamenicës Foto: Ilustrim

Sulmojnë policët gjatë bastisjes në Karaqevë të Kamenicës

23 nëntor 2017 15:04

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Karaqevë të Kamenicës pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre.

“Më 23 nëntor 2017, rreth orës 06:30 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake, Gjykata Themelore në Gjilan, Policia e Kosovës, njësitin e stacionit policore Kamenicë, kanë bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e R. K. (1954). Gjatë bastisjes në vazhdim është ushtruar rezistencë nga të dyshuarit ku fillimisht kanë kanosur, e me pas kanë filluar ti pengojën dhe sulmojnë policët, ku njëri policët nga ky sulm pëson lëndim trupore ku edhe ka kërkuar ndihmën e mjekut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për Gjilan.

“Policia e Kosovës me këtë raste e ka vënë situatën nën kontroll dhe i ka arrestuar tre të dyshimtit R. K. (1954) A.K.(1975) dhe F.K.(1985). Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një: pushkë gjuetie prodhimi nuk dihet-me 32 fishekë, një revole-7.65 mm dhe 17 fishekë”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar janë sjell në stacion policor në Kamenicë ku janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar ndalohen për 48 orë, Gjersa personi i katërt po ashtu i dyshimtë lirohet në procedurë të rregullt. Rasti procedohet në Prokurori.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme