Mashtron 36 persona për viza, ua merr 11 mijë euro në Pejë Foto: Ilustrim

Mashtron 36 persona për viza, ua merr 11 mijë euro në Pejë

23 nëntor 2017 12:08

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë me dyshimin se ka mashtruar 36 persona duke u siguruar viza pune, për të cilat u ka marrë 11 mijë euro.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, policia ka bastisur dy lokacione dhe një shtëpi private, në të cilat janë gjetur dhe konfiskuar kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një lap-top, dy fllash diska.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme