Kronikë

Aktakuzë ndaj drejtoreshës së shkollës për falsifikim dokumentesh në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës së shkollës “Mustafa Bakiu” për falsifikim dokumentesh.

Sipas aktakuzës, drejtoresha me inicialet B.K. më 23 nëntor të vitit 2016, me nënshkrimin e saj dhe vulën zyrtare, ka vërtetuar një dokument që përmbante të dhëna të rrejshme.

Ajo kundërligjshëm ka lëshuar vërtetimin në emër të qytetares S.A., kinse ka punuar në shkollën “Mustafa Bakiu”. Ky vërtetim do t’i shërbente asaj për punësim.