EULEX-i dëshiron ta përmbyllë gjykimin e Rugovës dhe 20 të tjerëve para qershorit 2018

EULEX-i dëshiron ta përmbyllë gjykimin e Rugovës dhe 20 të tjerëve para qershorit 2018

23 nëntor 2017 06:41

EULEX-i po llogarit që procesin gjyqësor ndaj Ukë Rugovës, djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, i akuzuar për krim të organizuar bashkë me 19 persona të tjerë, ta përfundojë para qershorit të vitit 2018, kur i përfundon mandati këtij misioni.

Për ta arritur këtë synim kryetari i trupit gjykues, Petrov Petkov, ka bërë një propozim. Shqyrtimi kryesor i këtij rasti i paraparë të mbahet të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës nuk është mbajtur për shkak të mungesës së tre të akuzuarve. Por Petkov e ka shfrytëzuar rastin që të propozojë ndarjen e lëndës, siç ka thënë, “për arsye efikasiteti” dhe për këtë ka kërkuar mendimin e prokurorisë dhe të mbrojtjes, shkruan Koha Ditore.

Petkov ka propozuar që të veçohet procedura ndaj Ukë Rugovës dhe tre të akuzuarve të tjerë: Izet Beqiri, Florijan Petani dhe Qefser Baholli.

Propozimi nuk është përkrahur nga prokuroria dhe as nga një pjesë e mbrojtësve të të akuzuarve, ndërkohë që disa të tjerë kanë kërkuar kohë për t’iu përgjigjur këtij propozimi. Për këtë arsye gjykata u ka dhënë kohë prej 7 ditësh që t`i paraqesin kundërshtimet eventuale... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme