Limaj: Asnjë cent nuk e kam keqpërdorur si ministër i MTPT-së

Limaj: Asnjë cent nuk e kam keqpërdorur si ministër i MTPT-së

23 nëntor 2017 06:20

Fatmir Limaj ka thënë se zero cent janë keqpërdorur në kohën sa ka udhëhequr Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT).

Pretendimet e prokurorisë për korrupsion në vitin 2008 e tutje ka thënë se nuk janë argumentuar para gjykatës, shkruan Koha Ditore.

Këto komente Limaj i ka bërë të mërkurën, gjatë prezantimit të fjalës përfundimtare. Ai së bashku me këshilltarin e tij Endrit Shala, ish-shefin e prokurimit në MTPT Nexhat Krasniqi dhe shoferin Shpëtim Telaku, po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër, biznesmeni Florim Zuka, është ngarkuar me veprat penale: dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme