Tragjike në Elbasan, var veten djali 12 vjeç Foto: Ilustrim

Tragjike në Elbasan, var veten djali 12 vjeç

22 nëntor 2017 22:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Belshin në Elbasan. Një fëmijë vetëm 12 vjeç u gjet i varur në kasollen e bagëtive.

Trupi i pajetë i fëmijës me inicialet E.E u gjet nga familjarët, kurse këta të fundit kanë njoftuar më pas edhe policinë, shkruan shekulli.

Në trupin e vogëlushit nuk ka pasur shenja të dhunës, kurse hetimet janë në vijim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme