Tre persona dënohen me 35 vjet burgim për vrasjen e vitit 2012

Tre persona dënohen me 35 vjet burgim për vrasjen e vitit 2012

22 nëntor 2017 16:02

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 35 vjet burgim tre të akuzuar për një vrasje në vitin 2012.

I akuzuari R.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 viteve për veprën penale në bashkëkryerje Vrasje e rëndë.

Të akuzuarit B.B dhe A.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 viteve.

I Akuzuari A.SH është liruar nga akuza për veprat penale në bashkëkryerje Vrasje e rëndë, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova.

Të akuzuarve R.O, B.B dhe A.K me aktvendim të veçantë ju është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimet e shqiptuara dhe koha e kaluar në paraburgim do t’ju llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit me datë 06.08.2012 rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Babimoc, pas marrëveshjes paraprake, në bashkëkryerje me të pandehurin A.M i cili gjendet në arrati, kanë privuar nga jeta M.R, për motive të ulëta dhe me dashje direkte.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme