I vë zjarrin banesës në Prishtinë Foto: Ilustrim

I vë zjarrin banesës në Prishtinë

22 nëntor 2017 10:38

Një femër është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës në Prishtinë gjatë ditës së martë.

Si pasojë e zjarrit, lëndime kanë pësuar disa persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa brendësia e banesës është djegur në tërësi dhe një kat më poshtë ka pësuar dëme materiale.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme