Aktakuzë ndaj drejtorit të Administratës Publike në Prizren për keqpërdorim të pozitës

Aktakuzë ndaj drejtorit të Administratës Publike në Prizren për keqpërdorim të pozitës

21 nëntor 2017 13:14

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Administratës Publike në Prizren, Ilir Baldedaj, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Beldedaj, që vjen nga radhët e AAK-së, në periudhën kohore gusht 2015 – dhjetor 2016, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pasurinë publike.

Ai akuzohet sepse “pa ndonjë procedurë të tenderimit ka lidhur kontrata për emetimin e spoteve reklamuese në lidhje me aplikimet online për nevojat e Komunës së Prizrenit, gjegjësisht të Drejtorisë së Administratës Publike, ku janë paguar shuma të të hollave prej 37.450,00 euro, 25.650,00 euro dhe shuma prej 9.800,00 euro”, thuhet në njoftim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme