Vetura në lëvizje godet një grua te “Bill Klintoni” Foto: Ilustrim/Koha

Vetura në lëvizje godet një grua te “Bill Klintoni”

21 nëntor 2017 11:26

Dje në Prishtinë, ka ndodhur një aksident me ç’rast policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorin.

Një grua është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Në raportin policor thuhet se ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërgua për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.

Policia gjithashtu ka treguar se ky rast është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme