Kronikë

Në Mitrovicë evidentohen 106 vetura ta pa doganuara

Sipas një burimi informativ të cilin e ka pranuar Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e auto-krimeve me datën 13 mars 2017, është thënë se në tri deponi, në lokacione të ndryshme, dyshohet për vetura që iu kanë shmangur obligimeve doganore.

“Njësia e autokrimeve rajonale në Mitrovicë dhe një njësi mobile e doganës Mitrovicë, me datën 14.03.2017, kanë bërë kontrollimin e këtyre deponive të veturave, në të cilat këto vetura demolohen dhe pastaj shiten për pjesë, ku nga kontrollet e bëra në këto tri lokacione është arritur të evidentohen 106 vetura, të cilat dyshohet se ju kanë shmangur obligimeve doganore”, thuhet në njoftimin për media të PK.

Në njoftim theksohet se për procedura të mëtejme, për shmangie doganore, merret Dogana e Kosovës.

Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka sugjeruar që të vazhdohet me procedurën e hetimeve të mëtutjeshme.