Aksident vdekjeprurës në Deçan

Aksident vdekjeprurës në Deçan

20 nëntor 2017 12:35

Gjatë pasdites së djeshme në fshatin Prilep, Deçan, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Policia përmes raportit policor njofton se një person ka vdekur.

“Vozitësi mashkull derisa ka qenë duke e drejtuar veturën e tij, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën e tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrethojat e një objekti”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme