Pas një mosmarrëveshje në komunikacion, sulmojnë viktimën me thikë në shpinë

Pas një mosmarrëveshje në komunikacion, sulmojnë viktimën me thikë në shpinë

20 nëntor 2017 12:21

Dje në fshatin Bresalc, Gjilan është raportuar për një sulm mes disa personave.

Policia përmes raportit policor njofton se fillimisht janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje të çastit që kishin pasur në komunikacion me viktimën po ashtu mashkull, e kanë sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë në shpinë, transmeton Koha.net.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme