Vdes vajza e Çun Lajçit

Vdes vajza e Çun Lajçit

19 nëntor 2017 16:47

Ka vdekur vajza e aktorit të njohur Çun Lajçi, Bubulina Lajçi.

Policia ka informuar se ajo ka vdekur në lagjen “Dardania”, ndërkaq nuk janë dhënë më shumë detaje rreth vdekjes së saj.

Pas kësaj, Lajçi në rrjetin social Facebook, i ka dedikuar disa vargje mjaft emocionuese:

Postimi i Lajçit:

A këputet peni moj e mira ime

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n’fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme