Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë te Parku i Qytetit Foto: Koha / ilustrim

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë te Parku i Qytetit

19 nëntor 2017 12:00

I dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në afërsi të parkut të qytetit të Prishtinës është dorëzuar mëngjesin e së dielës në polici.

Kallxo.com ka siguruar pamje ekskluzive të dorëzimit. I dyshuari sipas pamjeve të siguruara është dorëzuar nga një makinë e tipit Touareg ndërsa aty është pritur nga pjesëtarët e policisë.

Dy të rinj ishin qëlluar për vdekje mesditën e 28 gushtit 2016 në afërsi të parkut të qytetit. I dyshuari, një shtetas i Shqipërisë, ishte në arrati deri mëngjesin e sotëm.

Dy të rinjtë E.A. (1994) dhe A.G. (1995) u qëlluan për vdekje në rrethana mizore nga sulmuesi i cili lëvizte me motoçikletë.

Motivet të cilat e shtynë dorasin një shtetas shqiptarë ende nuk dihen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme