Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj Foto: Koha

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

18 nëntor 2017 17:56

Sot rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në Llugaxhi, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, ku të përfshirë janë dy automjete.

“Dy persona të lënduar (drejtuesit) janë transportuar për trajtim mjekësor. Përderisa njësitet policore të trafikut janë në proces të hetimit të shkaqeve dhe rrethanave që kanë çuar tek aksidenti”, ka thënë për Koha.net Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Policia edhe një herë apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht tani kur kemi të bëjmë edhe me ndryshime të kushteve atmosferike, shfaqjes së mjegullave dhe zvogëlim të dukshmërisë”, shtoi ai.

“Sepse janë vet drejtuesit e automjeteve ata të cilët mund të kontribuojnë në reduktimin e aksidenteve”, përfundoi Hoxha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme