Arrestohet pasi policia i gjen substancë narkotike

Arrestohet pasi policia i gjen substancë narkotike

18 nëntor 2017 14:13

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në Gjilan ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve.

Në raportin policor, thuhet se gjatë kontrollimit i janë gjetur dhe konfiskuar 7.7 gram substancë e dyshuar narkotike.

Pasi i dyshuari kishte urdhër arresti nga gjykata me nr. Ped. 382/2016, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme