Kronikë

40 ditë paraburgim në Prizren kuksianit që kërkohej nga INTERPOLI

Gjykata Themelore në Prizren me kërkesë të Prokurorisë Themelore, ka caktuar 40 ditë paraburgim për SH.D nga Kukësi, i kërkuar nga INTERPOLI me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjermania.

Gjykata Themelore njofton se SH.D është ndalur në vendkalimin kufitar të Vërmicës për shkak se ka kryer vjedhje të rëndë në Prizren dhe për këtë vjedhje ishte në arrati.

“Rrethanat tregojnë se i njëjti mund të arratiset përsëri dhe do të pengoj procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengoj rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të caktuar masën e paraburgimit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore.