Tre të arrestuar për grabitje të armatosur në korrik Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar për grabitje të armatosur në korrik

17 nëntor 2017 11:09

Policia të enjten ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në një grabitje që ka ndodhur në muajin korrik të këtij viti në fshatin Dumosh të Podujevës.

Rasti ka ndodhur me datën 7 korrik në fshatin Dumosh të Podujevës, ku personat e dyshuar pasi kanë lidhur viktimat ku përfshihen edhe fëmijë (me ngjitës trakë) dhe nën kërcënimin e armëve kanë arrit që nga shtëpia e viktimave të marrin një shumë të konsiderueshme parash, sasi të stolive të arit, një veturë të tipit Ford Focus si dhe gjësende të tjera me vlerë.

Aksioni i policisë për arrestimin e personave të dyshuar ka filluar më 5 tetor kur është arrestuar personi i parë i dyshuar: B. Zeneli, 25 vjeç, , i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa personat tjerë të dyshuar : F. Sejdiu, 41 vjeç, dhe R. Islami 26 vjeç, janë arrestuar me datën 15 dhe 16 nëntor dhe po ashtu ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërkohë që hetuesit policor bashkërisht me Prokurorinë e shtetit janë duke bashkërenduar veprimet e tyre hetimore për të ndriçuar edhe ndërlidhjen eventuale të këtyre personave me raste të tjera të të njëjtës natyrë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme