Aksident me fatalitet në Dubravë të Istogut Foto: Ilustrim

Aksident me fatalitet në Dubravë të Istogut

17 nëntor 2017 10:21

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur të enjten në Dubravë të Istogut.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, duke goditur dy vetura.

Si pasojë e goditjes me veturë një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, derisa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme