Me dokumente të falsifikuara kërkon para në bankë Foto: Ilustrim

Me dokumente të falsifikuara kërkon para në bankë

17 nëntor 2017 09:55

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një bankë në Prishtinë.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit dhe një të dyshuari tjetër që gjendet në arrati, ka gjetur dhe sekuestruar katër letërnjoftime false, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona, një revole dhe disa dokumente tjera të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme