Kronikë

Një muaj paraburgim për sulm ndaj bashkëshortes dhe djalit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit me kërkesë të Prokurorisë Themelore ka caktuar një muaj paraburgim ndaj M.B për shkak se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

I arrestuar më 14 nëntor pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre në Trepeticë, kishte rrahur bashkëshorten dhe djalin të cilët kanë pësuar lëndime truore.

“I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 14.11.2017 rreth orës 10:30 minuta, në fshatin Trepeticë, pikërisht në shtëpinë etyre familjare pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin dhe të dëmtuarën (bashkëshorten dhe djalin të tij) me dashje përdor forcën ndaj të tyreduke ju shkaktuar lëndime trupore me dobësim të përkohshëm për shëndetin)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizenit.