Konfiskohen armë në Prishtinë

Konfiskohen armë në Prishtinë

16 nëntor 2017 10:49

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme në tri raste të ndara, kanë arritur që të konfiskojnë tri armë zjarri dhe një thikë.

Informacioni, njofton Policia, për rastin e parë është marrë dje rreth orës 13:00, ku jemi njoftuar se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, saktësisht në një internet kafe, persona të dyshuar përveç sjelljeve të dyshimta në atë pjesë janë edhe të armatosur.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë hasur në personat e dyshuar, mirëpo në rrugë operative kanë zbuluar se në lokacionin e larët përmendur është fshehur një armë zjarri dhe një thikë, ku me urdhër të prokurorit dhe gjyqtares së procedurës paraprake është bërë bastisja.

Në atë lokacion është gjet dhe konfiskuar:

armë automatike THOMPSON SUBMACHINE GUN prodhim Amerikan dhe një thikë.

Në stacionin përkatës është iniciuar rasti Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës ndaj personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë por aktualisht janë në arrati.

Dy rastet e tjera të konfiskimit të armëve janë bërë nga Njësiti i reagimit të Shpejtë që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Njësiti në fjalë deri sa po bënte kontrolle rutinë të automjeteve në rrugën B dhe C në Prishtinë, ka konfiskuar dy armë:

Një revole të tipit Ekol Special (kalibri 9mm) me një karikatorë dhe dy fishekë të kalibrit 7.65mm dhe një revole të tipit DB FS NINE (e kalibrit 9 mm) me një karikatorë dhe tetë fishekë të kalibrit 9mm.

Për të dyja rastet policia ka iniciuar raste (Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës) dhe gjithashtu ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme