Kapet duke blerë online me kartela të vjedhura bankare Foto: Ilustrim

Kapet duke blerë online me kartela të vjedhura bankare

16 nëntor 2017 10:20

Një person në Lipjan është arrestuar pasi dyshohet se ka bërë porosi online me kartela të ndryshme bankare.

Ai ka keqpërdorur të dhënat e këtyre kartelave për të bërë blerje online gjatë të mërkurës.

Si dëshmi materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme