Një i vdekur nga aksidenti në Gllamnik Foto: Ilustrim

Një i vdekur nga aksidenti në Gllamnik

15 nëntor 2017 21:46

Një person ka vdekur si pasojë e goditjes që kishte marrë nga një veturë, në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur para katër orësh, ndërsa mësohet se viktima është nga fshati Llapashticë e Epërme e Podujevës. Policia ka konfirmuar aksidentin.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Ky i fundit ka ndërruar jetë në QKUK. Bëhet fjalë për një mashkull, i lindur më 1989”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme