Kronikë

Ndërron jetë pas plagëve të pësuara në punë

Ka ndërruar jetë në QKUK dje një burrë nga fshati Mazgit i Obiliqit, nga plagët që kishte pësuar më 10 nëntor duke punuar, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin raportohet se me 14.11.2017 në QKUK ka ndërruar jetë viktima, burrë shqiptar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një firmë”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.