Kronikë

Konfiskohen 900 euro të falsifikuara në Fushë Kosovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka konfiskuar 900 euro të falsifikuara dje në Fushë Kosovë.

“Raportohet se në Qendrën e Tranzicionit Postar, gjatë kontrollimit të një dërgese ndërkombëtare-zarf, janë gjetur kartëmonedha 14x50 euro dhe 10x20 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar”, thotë PK, transmeton Koha.net.